Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2016

Si e trashëgojnë fëmijët ankthin dhe depresionin nga prindërit e tyre?

Një studim i ri ofron njohuri se si prindërit trashëgojnë ankthin dhe depresionin tek fëmijët e tyre. Një rrjet tepër aktiv i zonave të trurit është qëndror se si fëmijët e trashëgojnë ankthin dhe depresionin nga prindërit e tyre. Ky rrjet konsiston në tre zona të trurit të cilat punojnë së bashku për të kontrolluar përgjigjen ndaj frikës. Studimi tregon se genet e trashëguara nga prindërit te fëmija influencojnë se si këto tre rajone funksionojnë së bashku. Profesor Ned Kalin, një nga autorët e studimit thotë: “Mbi-aktiviteti i këtyre tre zonave të trurit trashëgon ndryshime në tru që janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin në jetën e mëvonshme të ankthit dhe depresionit. Ky eshtë një hap i rëndësishëm për të kuptuar rrugët neurale të trashëgimit të ankthit dhe na jep ne objektiva më selektivë për trajtim”. Konkluzionet erdhën nga një studim me majmunsët “rhesus”, truri i të cilëve është i ngjashëm me të njerëzve. Skanimet e trurit të majmunëve në situata frikësuese së b

Si të menaxhojmë inatin tek fëmijët

Shumë prindër dëshirojnë të dinë se si të menaxhojnë inatin e fëmijëve të tyre. Shpesh fëmijët e tyre kanë shpërthime inati dhe mund të jenë të papërmbajtur dhe duket sikur prindërit janë të humbur në dhënien e ndihmës te fëmija për të kontrolluar ato ndjenja. Jo vetëm që mërzitesh t’i shikosh, por gjithashtu ndikojnë  të tërë familjen. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në menaxhimin e këtyre gjendjeve emocionale.     Zhvillimi i një fjalori ndjenjash. Shumë fëmijë e shfaqin agresionin me goditje, ulërima, përplasje, kafshime, thjesht sepse nuk dinë si t’i shprehin frustrimet në mënyrë tjetër. Atyre u duhet një fjalor emocional për të shprehur si ndihen dhe në mind ta ndihmojmë fëmijën të zhvillojnë një fjalor të tillë. Këto janë disa fjalë me të cilat mund të fillohet janë: i/e nevrikosur, i/e mërzitur, i/e zemëruar, i irrituar, nervoz/e, ankthioz/e etj. Në momentin që i mësoni fëmjes fjalë për emocionet, inkuraj

Ҫregullimi i stresit post-traumatik

Kur jemi nё rrezik, ёshtё e natyrshme qё tё ndihemi tё frikёsuar. Kjo frikё shkakton ndryshime tё shpejta nё trup tё cilat e pёrgatisin atё pёr mbrojtje kundёr rrezikut ose shmangie ndaj saj. Kjo pёrgjigje “lufto ose shmangu” ёshtё njё reagim i shёndetshёm qё e mbron njё person nga dёmtimi. Por nё rastin e ҫrregullimit tё stresit post-traumatik(ҪSPT) ky reagim ёshtё i ndryshuar ose i dёmtuar. Njerёzit tё cilёt vuajnё nga ҫregullimi i stresit post-traumatik ndihen tё stresuar dhe tё frikёsuar edhe kur trauma ose rreziku ka kaluar. Ҫregullimi i stresit post-traumatik zhvillohet pas njё ngjarjeje traumatike qё na kёrcёon sigurinё dhe na bёn tё ndihemi tё pashpresё. Ҫdo eksperiencё jetёsore e pakalueshme ose dёrrmuese mund tё shkaktojё ҪSPT, veҫanёrisht nёse ngjarjen e ndjejmё si tё paparashikueshme dhe tё pakontrollueshme. Ky ҫregullim mund tё ndikojё ata qё e pёrjetojnё katastrofёn, ata qё kanё qenё dёshmitarё dhe ata qё rikujtojnё copёzat e ngjarjes. Shumё njerёz tё cilёt kalojnё n

Alzheimer

Alzheimer është një gjendje në të cilën truri ngadalë tkurret dhe vdes. Qelizat nervore të trurit ndalojnë së funksionuari dhe sinjalet e trurit që janë thelbësore për jetën nuk funksionojnë siç duhet.   (Kelly, 2008) Sëmundja Alzheimer është një çrregullim progresiv neurodegjenerues me karakteristika klinike dhe patologjike. Alzheimer mund të jetë produkt i mutacioneve të kromozoneve 21, 14, 1. Variantet  klinike më të zakonshme janë: ndryshimet në moshë, norma e progresionit, natyra e defiçiteve neuropsikologjike dhe zhvillimi i simptomave neuropsikiatrike jokonjitive. Gjetjet me natyrë patologjike përfshijnë: humbjet neurale, lëmshet neurofibrilare, pllakat neurotike(pllakat e pleqërisë) dhe qelizat amiloide. Këto simptoma janë unike për çdo individ. (Gauthier, 2007) (Jucker, et.al, 2006) Dy strukturat anormale të quajtura pllaka dhe lëmshe janë të dyshuarit kryesorë në dëmtimin e qelizave nervore. Pllakat janë depozita fragmentesh proteinike të quajtura beta-amiloid që

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F

Këshilla për të përmirësuar kujtesën

Kushojini vemendje. Shpesh kur harrojmë diçka, kjo nuk ndodh se kemi humbur kujtesën, por se nuk e kemi mësuar atë gjë në mënyrën e duhur. Nëse i kushtoni vëmendje të plotë asaj që përpiqeni të mësoni, keni më shumë gjasa që ta mbani mend më vonë. Krijoni lidhje . Lidheni atë që përpiqeni të mësoni me informacionet tuaja ekzistuese. Për shembull, kur mësoni përmendësh tabelën periodike të elementëve kimikë, është më e lehtë të mbani mend se Ag = Argjend, i takon metalit me të njejtin emër latinisht argenium. Gjithashtu mund të ishte me vlerë të dinit se Argjentina e ka marrë emrin e saj nga eksploruesit e hershëm europianë që mendonin se ky rajon ishte i pasur në argjend (në fakt popullsitë vendase e kishin importuar argjendin nga vende të tjera). Një figurë vlen sa njëmijë fjalë . Informacioni i shprehur me emra dhe me shifra mbahet mend më lehtë nëse e lidhni me një imazh. Përpjekjet që bëni për të gjeneruar imazhin, forcojnë kujtesën. Për shembull në orën e historisë s

Pse nuk duhet të shkoni në shtrat të inatosur

Gjumi ka efekte të rëndësishme në kujtesë. Të shkosh për të fjetur pas një kujtimi të keq qe eshte i fresket ne mendje, mund t’i japë më shumë fuqi atij kujtimi. Yunzhe Liu, autorja e studimit thotë: “Ky studim sugjeron se ka vlerë shprehja e më të vjetërve: “Mos shkoni në shtrat të inatosur” Në studim 73 studentëve iu dhanë qëllimisht kujtime negative. Rezultatet treguan se ishte shumë më e vështirë t’i harroje këto kujtime negative pas gjumit. Ky studim mund të ndihmojë në trajtimin e çregullimit të stresit post traumatik. Autorët e studimit shkruajnë: “Për shembull deprivimi nga gjumi menjëherë pas një ngjarje traumatike mund të parandalojë kujtimet traumatike që të konsolidohen, dhe kjo jep mundësinë që formimi i kujtimeve traumatike. (Studimi i plot ë :  http://www.nature.com/ )

Neglizhimi Emocional

Neglizhimi emocional në nje farë mënyre është e kundërta e keqtrajtimit dhe abuzimit. Ndërkohë që keqtrajtimi dhe abuzimi janë veprime të prindërve, Neglizhimi Emocional është dështimi i prindërve për të vepruar. Është dështim për të vënë re, për të qenë të kujdesshëm ose për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur ndjenjave të fëmijës. Neglizhimi emocional është hapësira e bardhë në fotografinë familjare, sfondi më tepër se plani i parë. Shembuj të neglizhimit emocional (tek para-shkollorët) Injorimi i nevojave të fëmijës për të ndërvepruar . Dështim në shprehjen e ndjenjave pozitive tek fëmija, nuk shfaq emocione në ndërveprimin me fëmijën. Mohim i mundësive të fëmijës për ndërveprim me të rriturit Simptomat tek foshnjat dhe parashkollorët: Tepër të afeksionuar kundrejt të huajve ose njerëzve që nuk kanë shumë që i kanë njohur. Mungesë besimi ose bëhen tepër të kujdesshëm ose agresivë. Nuk shfaqin marrëdhënie të ngushta me prindërit kur merren nga infermie

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Shpërblimi i fëmijëve në mënyrën e duhur.

Ekspertë të ndryshëm sugjerojnë udhëzime që duhen ndjekur në përdorimin e shpërblimeve të jashtme. Disa nga këto rekomandime janë:    1.       Përdor shpërblimin më të dobët të mundshëm për të forcuar sjelljen. Mos përdor para nëse një copë ëmbëlsirë bën punë; mos përdor ëmbëlsirë nëse lavdërimi funksionon. Efekti i mirë i shpërblimit nuk vjen aq shumë nga shpërblimi në vetvete sesa nga qëllimi i tij.    2.       Kur është e mundur shmangni përdorimin e shpërblimit si stimul. Për shembull mos thoni “nëse bëni X do t’ju jap Y”. Në vend të kësaj kërkojini nxënësve të kryejnë dëtyrën dhe pastaj mundësojini shpërblim për plotësimin e detyrës. Në shumicën e rasteve shpërblimet funksionojnë më mirë kur janë surpriza të kënaqshme. 3.       Shpërble në një shkallë të lartë në stadet e hershme të të mësuarit dhe redukto frekuencën e shpërblimeve ndërkohë që të nxënët përparon. Nuk është e nevojshme të shpërblesh një sjellje që ndodh ndërkohë. 4.       Mbani mend që një shpërblim efek