Skip to main content

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.


Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre:

“Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”.

Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të njëjtën shkollë për të njejtat klasa do të përdorte rregulla të ndryshme për përdorimin e makinës llogaritëse”. Disa shtete kanë edhe mandate që mbështesin përdorimin e makinave llogaritëse në të gjitha nivelet e klasave. Këto direktiva vijnë edhe me përgjegjësi edhe për rrethet shkollore, mësuesit dhe administratorët. Kërkimet shkencore kanë nxjerrë në pah disa nga efektet pozitive dhe negative të përdorimit të makinave llogaritëse në shkollat fillore.

Efektet Pozitive

Kërkimet nxjerrin në pah edhe avantazhet edhe disavantazhet e lejimit  të makinës llogaritëse në klasat fillore. Megjithatë shumica e studimeve nuk tregojnë ndonjë efekt të caktuar nga rekomandimi i makinës llogaritëse për të bërë llogaritje në një moshë të hershme. Duket e qartë që nëse makina llogaritëse përdoret në mënyrën e duhur për të shtuar planin mësimor atëhërë nxënësit mund të kenë shuumë përfitime.

Së pari,nxënësit mund të shpenzojnë më shumë kohë për të zgjidhur probleme konceptualisht.    “Për shembull një makinë llogaritëse e thjeshtë më katër-funksione do ti lejojë nxënësit të përdorin cfarëdo veprimi që është i duhur për të zgjidhur problemin  pavarësisht nëse ata janë të sigurtë në aftësitë e tyrë për ta kryer atë veprim” (Hembree & Dessart, 1986). Këtu nxënësit përjetojnë një avantazh në llogaritje dhe bëhen më të sigurtë në aftësitë e tyre. Metodat e veçanta që përdoren qoftë matematikë mendore, laps e letër apo makinë llogaritëse është thjesht një pjesë e proçesit të llogaritjes. Nxënësit duhet gjithashtu të dinë çfarë lloj llogaritje të performojnë dhe të jenë të aftë të identifikojnë numrat e  duhur që duhen përdorur në llogaritje. Hembree and Dessart (1986) pohojnë: “matematikë e vërtetë do të thotë të dish një shumëllojshmëri strategjish për zgjidhjen e problemeve dhe të kesh aftësinë t’i përdorësh ato në mënyrën e duhur”.  

Kërkimi i Hembree dhe Dessart ne 1986 raportoi gjetjet e një meta-analize për efektet e përdorimit të makinës llogaritëse  para kolegjit. Ata analizuan rezultatet e 79 raporteve kërkimore që fokusoheshin në sjelljet dhe arritjet e studentëve. Çdo studim përfshinte një grup nxënësish që përdorte makinë llogaritëse dhe një grup që nuk përdorte. Nga analizat e tyre ata dolën në përfundimin që makina llogaritëse “nuk vononte përvetësimin e njohurive konceptuale të nxënësve dhe në mënyrë të konsiderueshmë përmirësonte sjelljen dhe vetëkonceptin e tyre në lidhje më matematikën”. Studiuesit gjithashtu gjetën se përdorimi i makinave llogaritëse në testime prodhon rezultate me të larta sesa përpjekjet me laps e letër si në veprime bazike ashtu edhe në problemzgjidhje.

Efektet Negative

Fatkeqësisht mësuesit nuk dinë si ta implementojnë makinën llogaritëse në mënyrën e duhur dhe prandaj nxënësit janë shpësh në një disavantazh.

Së pari, nëse nxënësit nuk kuptojnë aftësitë bazë, të nevojshme për të vazhduar pëërpara ata mund të mos kenë sukses në klasat e ardhshme. Nëse nxënësit mësohen të mbështeten tek makina llogaritëse për të kontrolluar edhe veprimet më të thjeshta, siguria e tyre do të dëmtohet kur t’u largohet makina llogaritëse.

Së dyti,makinat llogaritëse gjithashtu krijojnë një iluzion fals progresi, nxënësit përjetojnë një sens fals sigurie dhe si pasojë motivimi i tyre bie.


Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F