Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2017

12 eksperimente sociale që nuk shkuan sipas planit, por treguan shumë rreth natyrës njerëzore

Shkencëtarët dhe kompanitë e mëdha pëlqejnë të ndërmarrin eksperimente për të kuptuar natyrën e vërtetë njerëzore. Ndonjëherë pjesëmarrësit thyejnë rregullat, veprimet e tyre shkojnë përtej logjikës, sa edhe vetë psikologët nuk mund të kuptojnë çfarë realisht po ndodh. Më poshtë do të gjeni një listë të eksperimenteve sociale që patën rezultate të papritura dhe dhanë shumë për të menduar( dhe ndoshta e ndryshuan botën për mirë).                                                  12. Nëse një fushë lihet e pambikqyrur, a do t’i vidhnin njerëzit prodhimet bujqësore apo do                        të paguanin për ato? Përshkrimi: Disa fusha vetë-shërbimi gjenden përgjatë rrugëve. Çdokush mund të zgjedhë lule, fruta apo perime. Të gjitha kanë lart nga një tabelë me çmimet përkatëse  dhe një kuti ku njerëzit mund të linin paratë. Askush nuk e kontrollon kutinë. Çdokush vendos për veten. Rezultati: Pothuajse nuk pati fare vjedhje. Ndonjëherë, njerëzit linin më shu