Shkencëtarët
dhe kompanitë e mëdha pëlqejnë të ndërmarrin eksperimente për të kuptuar natyrën
e vërtetë njerëzore. Ndonjëherë pjesëmarrësit thyejnë rregullat, veprimet e
tyre shkojnë përtej logjikës, sa edhe vetë psikologët nuk mund të kuptojnë çfarë
realisht po ndodh.
Më
poshtë do të gjeni një listë të eksperimenteve sociale që patën rezultate të
papritura dhe dhanë shumë për të menduar( dhe ndoshta e ndryshuan botën për mirë).
12. Nëse
një fushë lihet e pambikqyrur, a do t’i vidhnin njerëzit prodhimet bujqësore apo do të paguanin
për ato?
Përshkrimi:
Disa fusha vetë-shërbimi gjenden përgjatë rrugëve. Çdokush mund të zgjedhë
lule, fruta apo perime. Të gjitha kanë lart nga një tabelë me çmimet përkatëse dhe një kuti ku njerëzit mund të linin paratë.
Askush nuk e kontrollon kutinë. Çdokush vendos për veten.
Rezultati:
Pothuajse nuk pati fare vjedhje. Ndonjëherë, njerëzit linin më shumë para nga
sa ishte në tabelë. Të ardhurat zakonisht përdoren për bamirësi.
11. Çfarë
do të ndodhë nëse disa shoferë do të penalizohen dhe të tjerë do të shpërblehen?
Përshkrimi:
Një kamera rrugore regjistron shpejtësinë me të cilën lëvzin makinat. Ata që
thyejnë rregullat marrin një letër me një gjobë, ndërsa shoferët e përgjegjshëm
marrin një letër falenderimi dhe një ofertë për të marrë pjesë në llotari. Çmimi
i parë është në para, i paguar nga shoferët
që kanë thyer rregullat. Ky eksperiment ishte pjesë e nje fushate të krijuar
nga Volkswagen.
Rezultati:
Përpara eksperimentit shpejtësia mesatare në atë pjesë të rrugës ishte 20 mph,
ndërkohë gjatë eksperimentit u reduktua deri në 22% . Si rezultat Shoqata Kombëtare
Suedeze Për Sigurinë Rrugore instaloi disa nga këto kamera shpejtësie përgjatë
rrugëve kombëtare.
10. Çfarë
do të ndodhë nëse shkallë në formë pianoje instalohen pranë një ashensori?
Përshkrimi:
Shkallët normale u zëvendësuan me shkallë muzikore. Ndërkohë që ecnin nëpër
shkallë , njerëzit do të luanin melodinë e tyre muzikore në një piano gjigande.
Ideja ishte t’i bënin njerëzit të përdornin shkallët në vend të ashensorit.
Rezultati:
66% më shumë njerëz përdorën shkallët gjatë eksperimentit. Ky koncept u bë aq
popullor sa u aplikua në shumë qytete të botës si: Kuala Lumpur, Seoul, San
Francisco, Mexico City, Sarajevë, Vienë etj.
9.Kanë njerëzit prirjen të dallojnë talentin apo ndjekin atë që
është e famshme?
Përshkrimi: Anëtarët
e grupit U2 u maskuan si muzikantë rruge dhe dhanë koncert falas në një metro në
New York. Zakonisht është shumë e vështirë të gjesh bileta për koncertet e
tyre, duke qenë se ato shiten brenda pak orësh. A do të ishin kalimtarët të aftë
të dallonin talentin tek muzikantët e panjohur të rrugës?
Rezultati: Njerëzit nuk i kushtuan rëndësi muziantëve deri sa ata e zbuluan
veten. I njejti eksperiment është realizuar edhe nga Cristiano Ronaldo në
Madrid. Njerëzve nuk i’u interesuan aftësitë si futbollist, kur ishte i veshur
si një i pastrehë, deri sa Ronalodo hoqi maskën.
8.Çfarë
do të ndodhte nëse njerëzit do të lexonin vetëm lajme negative çdo ditë?
Përshkrimi: Një masë e caktuar e përdoruesve të facebook duhej të
shikonin postime me informacione negative për 7 ditë. Disa nga lajmet e
postuara përmbanin kontekst shumë emocional.
Një total prej 689,003 përdoruesish morën pjesë në këtë eksperiment.
Rezultati: Lajme
të tilla ndryshuan sjelljen online të përdoruesve duke i provokuar ata të
theksonin emocionet negative dhe të postonin informacion të ngjashëm më shpesh.
Njerëzit u ndikuan nga lajmet e këqija në një mënyrë sikur të kishin ndodhur në
realitet dhe prandaj u bënë pjesë e impresioneve të tyre. Gjithashtu u testua
edhe teoria e kundërt. Kur kryefaqja ishte e mbushur me postime pozitive, njerëzit
dukeshin se ndiheshin më të lumtur, shfaqnin më shpesh mirësi, dashuri dhe
dhembshuri.
7.Si t’i bashkojmë njerëzit me pikëpamje të ndryshme?
Përshkrimi: Tre çifte të huajsh duhej të shkonin në një magazinë
së bashku. Ata ndërvepronin ndërkohë që ndërtonin diçka të caktuar dhe i bënë
njëri-tjetrit pyetje të krijuara nga lehtësuesit e eksperimentit. Në fund të
eksperimentit çdo pjesëmarrës zbulon që partneri/ja kanë besime krejt të
ndryshme nga besimet e tyre. Secili prej
tyre më pas vendoste nëse ai ose ajo
dëshiron të njohë më mirë partnerin e tij/saj dhe të flasë me të duke pirë një
shishe birrë.
Rezultati: Tre çiftet
që morën pjesë në eksperiment: një mbështetës dhe një kundërshtues të teorisë së
ngrohjes globale; një feminist dhe një me pikëpamje koservatore; një
transgjinor dhe një i cili është kundër ndryshimit të gjinisë. Pavarësisht pikëpamjeve
të kundërta dhe qëndrimeve të ashpra ndaj çdokujt që mendon ndryshe, pjesëmarrësit
qëndruan së bashku për ta njohur njëri-tjetri më mirë dhe për të zbuluar më
shumë rreth anës tjetër të pyetjes së diskutuar.
6.Çfarë ndodh nëse
njerëzit e papunësuar paguhen 560€ në muaj duke mos bërë asgjë?
Përshkrimi: 2000 njerëz në Finlandë marrin 560€ në muaj për dy vite...për asgjë. Këto
para paguhen si kompensim për papunësinë dhe njerëzve nuk u kërkohet të gjejnë
një punë. Por edhe nëse ata gjejnë një punë ose hapin biznesin e tyre , ata do
vazhdojnë të marrin të njejtën shumë parash.
Rezultati: Disa
pjesëmarrës demonstruan rënie të stresit. 560€ janë të ardhura të ulëta në
Finlandë, por gjithsesi ishin të ardhura të qëndrueshme mujore, falë të cilave
njerëzit mund të zgjidhnin punën që donin, të krijonin biznesin e tyre ose të
vazhdonin edukimin për të marrë kualifikime më të larta. Ky eksperiment ndihmoi shumë njerëz të
kuptonin çfarë u pëlqente dhe në gjashtë muaj të gjenin një punë me të ardhura
më të larta se më parë.
5.Si ndikon suporti i të rriturve te fëmijët?
Përshkrimi: Një
mësues i ndau nxënësit e së njejtës klasë në dy grupe sipas ngjyrës së syve.
Gjatë ditës së parë të eksperimentit, fëmijët me sy blu kishin shumë
privilegje, lavdërime dhe mbështetje, ndërsa ata me sy kafe duhet të vendosën
disa fjongo te veçanta në qafë dhe u privuan nga çdo vëmendje apo privilegj. Në
ditën e dytë grupet ndërruan vendet.
Rezultati: Grupi
i fëmijëve të cilët kishin privilegje e ndjenë mbështetjen e mësuesit dhe filluan
të shfaqnin rezulate më të larta në mësim. Në të njejtën kohë ata u bënë më
arrogantë kundrejt grupit tjetër. Grupi tjetër u ndien të poshtëruar dhe e kishin të vështirë të zgjidhnin edhe detyrat
më të lehta. E njejta situatë u aplikua kur grupet ndryshuan vendet. Aktualisht
shumë institute edukimi që punojnë me fëmijë të vështirë aplikojnë metoda
suporti dhe lavdërimi për t’i bërë fëmijët të ndryshojnë rrugë.
4. Çfarë do të
ndodhë nëse të gjitha produktet e huaja do hiqen nga raftet e supermarketeve?
Përshkrimi: Gjatë një fundjave supermarketi Edeka në Hamburg la
nëpër rafte vetëm ato produkte të cilat ishin prodhuar në Gjermani. Blerësit u
përballën me rafte bosh.
Rezultati: Kjo ishte
një fushatë kundër çdo forme racismi, duke u treguar blerësve Gjermanë se sa e
varfër do të ishte jeta e një shteti nëse
nuk do të bashkëpunonin me shtetet e tjera.
3. Si e shohin njerëzit
veten dhe si shihen nga të tjerët?
Përshkrimi: Një
artist i trajnuar i FBI-së vizatonte portretet e grave në përputhje me përshkrimin
qëe ato i bënin vetes, pa i parë. Pastaj ai i kërkoi një të huaji t’a përshkruante
atë grua dhe bënte një portret tjetër.
Si përfundim çdo grua merrte dy portrete të vetes, duke marrë një mësim
shumë interesant. Krijuesi i këtij eksperimenti ishte Dove.
Rezultati:Të
gjitha portretet të bazuara në përshkrimin e vetes ishin radikalisht të
ndryshme nga ato të bazuara në përshkrimin e të huajve. Një person mesatar
tenton t’i ekzagjerojë të metat, ndërsa të huajt e shikojnë pamjen në tërësi
duke u fokusuar në tiparet pozitive.
2. Si i ndikon
pasagjerët muzika në taksi?
Përshkrimi: Një
shofer taksie ndryshonte muzikën në makinën e tij një herë në javë për të parë se si ndikohej sjellja e njerëzve dhe
klasifikimi i tij në aplikimet për taksi.
Rezultati: Kur
ai vendoste muzikë rock dhe këngë retro, klasifikimi i tij ulej. Muzika rap
refuzohej nga shumica e pasagjerëve dhe klasifikimi i shoferit ulej ndjeshëm.
Disa njerëz pëlqenin këngët hit të viteve të mëparshme. Por shumica e
emocioneve pozitive u arritën kur kishte një kombinim të muzikës klasike me pak
muzikë rock. Si rezultat shoferi i taksisë vendosi të luante vetëm muzikë
klasike. Kur njerëzit dëgjojnë muzikë të pëqyeshme ata lënë bakshishe më të
mira.
1. Sa të ngjashëm
jemi?
Përshkrimi: 67
njerëz u ftuan të bënin një test ADN-je për të zbuluar origjinën e tyre
gjenetike. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin të sigurtë për rrënjët e
tyre dhe kishin shumë paragjykime kundër kombësive të tjera.
Rezultati: Testi
identifikoi që askush nga 67 personat nuk i përkiste krejtësisht një race apo
etnie. Pothuajse të gjithë ata që kishin një paragjykim kundrejt një kombësie
specifike, kishin ato gjene në ADN. Eksperimenti bëri çdo pjesëmarrës të
ndryshonte qëndrim ndaj njerëzve të tjerë dhe vetes. Disa u ofruan ta aplikonin
këtë test nëpër shkolla që të ulej racizmi, ksenofobia dhe ekstremizmi kombëtar.