Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2017

Çfarë tregon porosia e kafes për personalitetin tuaj?

Një sondazh i kryer tek 1000 persona që pinin kafen zbulon se cilët njerëz pëlqejnë të kënaqin të tjerët dhe cilët janë më të tërhequr, bazuar në llojin e kafes që porositnin. Mes gjetjeve nga një sondazh i fundit me 1000 përdorues të kafes, i ndërmarrë nga psikologu klinik Dr. Ramani Durvasula kemi: “ Ata që pinë kafe të zezë janë njerëz të duruar dhe efikasë, por mund të jenë edhe të heshtur dhe më humor të rëndë, zbulon sondazhi. Ndërkohë ata që pijnë kafe me qumësht janë bujarë, por jo gjithmonë bëjnë më të mirën për shëndetin e tyre” Sondazhi shikonte aspekte të ndryshme të personalitetit së bashku me llojin e kafes për të cilën njerëzit shprehnin preferenca. Frozen/blended coffee Ata që pinin kafe të ftohtë/të përzier ishin udhëheqës trendesh dhe njerëz që pëlqejnë të provojnë gjëra të reja.  Ndërkohë që tentojnë të jenë spontanë dhe kreativë, ata mund të tregohen të pamatur dhe të dështojnë në bërjen e zgjedhjeve të shëndetshme. Latte Coffee