Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2017

Déjà Vu? Ja nga çfarë shkaktohet!

Po ecën në  një dhomë dhe papritur mendja të turbullohet nga një valë mbizotëruese familjariteti,  megjithëse kjo është një përvojë totalisht e re. Si diçka nga një skenar fantastiko-shkencor, duket pothuajse sikur ndodhesh në të ardhmen.  Shanset janë që ju ta keni përjetuar të paktën një herë këtë situatë, të njohur si “Déjà vu” , përgjatë jetës tuaj. Déjà vu ndodh përafersisht tek 60-80% e njerëzve, një fenomen pothuajse i rrufeshëm dhe mund të ndodhë në çdo kohë. Pavarësisht mbulimit të gjerë, shpërthimet e Déjà Vu-së janë akoma të keqkuptuara nga komuniteti shkencor. “Për shkak se  nuk ka një stimul të qartë dhe të identifikueshëm që shkakton përjetimin e Déjà vu-së (është një raportim retrospektiv nga një individ), është shumë e vështirë ta studiosh ate në në laborator” thotë Ph.D Michael Hook. “Bazuar në shumë studime, afërsisht 2/3 e njerëzve kanë përjetuar së paku një episod Déjà Vu-je  në jetën e tyre”, ka thënë Hook. Të kuptuarit se si funksionon depozitimi i kujt

Disa marifete psikologjike që do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë...

Ç do qenie njerëzore është një univers unik, por psikologët të cilët kanë një sy të mprehtë për detajet zbulojnë vazhdimisht modele sjelljeje që besohet të jenë rrënjosur në fëmijërinë tonë dhe mund të aplikohen për të gjithë. Më poshtë do të gjeni disa nga këto marifete psikologjike , ndoshta ato do të ndikojnë pozitivisht aftësitë tuaja komunikuese dhe në një farë mënyre do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë. Doni që të tjerët t’i marrin fjalët tuaja seriozisht? Sa herë t’i tregoni atyre diçka, thojini që babai juaj jua ka mësuar këtë.  Njërëzit tentojnë të besojnë këshillat e prindërve. Nëse doni që njerëzit të bien dakord me ju, thjesht tundni kokën ndërkohë që flisni. Shenja e “tundjes së kokës” nënkupton “çdo gjë që po them është e vërtetë”. Për më tepër duke ndjekur modelet e sjelljes sociale njerëzit do të tentojnë gjithashtu të tundin kokën. Keni dëshiruar ndonjëherë që rruga të mos jetë aq e populluar në mëngjes? Në vendë të populluar shikoni drejt para j

Efektet surprizuese të paracetamolit!

Paracetamoli mund të jetë një vrasës dhimbjeje më i fuqishëm se sa mendojmë ne.  Kërkimet tregojnë se ky ilaç i famshëm jo thjesht lehtëson dhimbjen tonë, por gjithashtu na ndalojn të ndjerit e dhimbjes së tjetrit. Mendohet se duke ushtruar efektin në pjësën e trurit që është përgjegjëse për dhimbjen ne gjithashtu do e kemi më të vështirë për të kuptuar se çfarë po përjetojnë të tjerët. Me kërkime të mëparshme të dedikuara paracetamolit, i cili njihet si acetaminofen në SHBA, studiuesit thonë se kemi shumë për të mesuar për këtë ilaç. Ata thonë: “Acetaminofeni mund të reduktojë empatinë ndërkohë që shërben si lehtësues dhimbjesh. Është shqetësuese. Empatia është e rëndësishme. Nëqoftëse keni nje debat me gruan tuaj dhe sapo keni pire nje paracetamol, në bazë të studimit ti mund të bëhesh më pak mirëkuptues se çfarë bëre që lëndove ndjenjat e gruas tënde”. Në dy eksperimentet e para, 80 studentëve iu dha të pijnë një pije për ta pirë gjatë leximit të historive të shkurtara pë