Skip to main content

Déjà Vu? Ja nga çfarë shkaktohet!

Po ecën në  një dhomë dhe papritur mendja të turbullohet nga një valë mbizotëruese familjariteti,  megjithëse kjo është një përvojë totalisht e re. Si diçka nga një skenar fantastiko-shkencor, duket pothuajse sikur ndodhesh në të ardhmen. 

Shanset janë që ju ta keni përjetuar të paktën një herë këtë situatë, të njohur si “Déjà vu” , përgjatë jetës tuaj. Déjà vu ndodh përafersisht tek 60-80% e njerëzve, një fenomen pothuajse i rrufeshëm dhe mund të ndodhë në çdo kohë. Pavarësisht mbulimit të gjerë, shpërthimet e Déjà Vu-së janë akoma të keqkuptuara nga komuniteti shkencor. “Për shkak se  nuk ka një stimul të qartë dhe të identifikueshëm që shkakton përjetimin e Déjà vu-së (është një raportim retrospektiv nga një individ), është shumë e vështirë ta studiosh ate në në laborator” thotë Ph.D Michael Hook.

“Bazuar në shumë studime, afërsisht 2/3 e njerëzve kanë përjetuar së paku një episod Déjà Vu-je  në jetën e tyre”, ka thënë Hook. Të kuptuarit se si funksionon depozitimi i kujtimeve mund të hedhë pak dritë për të kuptuar pse disa përjetojnë Déjà Vu më shumë se të tjerët. Episodet e Déjà vu-së janë ngushtësisht të lidhura me sesi kujtimet janë të ruajtura në tru. Kujtimet afatgjata, ngjarjet dhe faktet janë të ruajtura në lobin temporal dhe pjesë specifike të lobit temporal janë ndihmuese në zbulimin e familjaritetit dhe njohjen e ngjarjeve të caktuara. Ndërkohë që lidhja e Déjà Vu me lobin temporal dhe ruajtjen e kujtimeve është akoma e panjohur plotësisht, gjurmët për këtë kusht derivuan nga njerëzit të cilët vuanin nga epilepsia e lobit temporal(një gjendje në të cilën aktiviteti i qelizave nervore është i çrregulluar, duke shkaktuar kriza). Gjetjet sugjerojnë se  Déjà Vu mund të shkaktohet nga një keqfunksionim elekrik i trurit. Krizat epileptike karakterizohen nga aktiviteti disfunksional i neuroneve në tru, të cilat përçajnë impulset elektrike që “ndezin” neuronet. Këto impulse mund të përhapen përgjatë gjithë trurit duke shkaktuar kriza. “Raportet klinike tregojne se disa pacientë që vuajnë nga epilepsia e lobit temporal përjetojnë Déjà Vu, pothuajse si një lloj paralajmërimi para një krize epileptike.

Rastet e Déjà Vu-së tek individët e shëndetshëm mund t’i atribuohen gjithashtu një mospërputhjeje në rrugët neurale të trurit. Kjo mund të ndodhë për shkak se truri është në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar tërësi perceptimesh të botës rreth nesh, me një input të limituar. Për shembull: Duhet vetëm një sasi e vogël e informacionit shqisor (një aromë familjare) që truri të krijojë një kujtim të detajuar. Déjà Vu mund të jetë e lidhur mospërputhjet e sistemeve të kujtesës, duke e dërguar informacionin shqisor në kujtesën afatgjatë pa kaluar tek ajo afatshkurtër. Kjo mund të prodhojë ndjenjen që ne e kemi përjetuar një ngjarje  të re edhe më parë. Në sistemin vizual, informacioni shqisor udhëton nëpërmjet rrugëve të shumëfishta drejt qendrave kortikale më të larta të trurit(zona që luajnë një rol kyç në kujtesë, vëmendje, perceptim, mendime, gjuhë dhe ndërgjegje), dhe i gjithë informacioni arrin në këto qendra afërsisht në të njejtën kohë.

Disa sugjerojnë se kur gjatë këtyre rrugëve ndodh një ndryshim në procesim, perceptimi përçahet dhe përjetohet si dy mesazhe të ndara. “Truri e interpreton versionin e dytë në rrugë më të ngadaltë, si një përvojë përceptuale e veçantë, prandaj ndodhin ato ndjenja familjarizimi” : thotë Hook.



BURIMI: sciencedaily

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F