Skip to main content

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.



  •  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit?

Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë klase. Mësuesit dhe prindërit mund të nxisin vetëvlerësimin duke ndjekur strategjitë e mëposhtme:

- Theksoni gjithmonë gjërat pozitive. Ata që vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët  tentojnë të fokusohen te gjërat negative. Mund të dëgjoni deklarata të tilla: “kurrë s’kam qenë i mirë në këtë gjë” “nuk arrij dot të mbaj shokët”. Kjo na tregon se ai person ka nevojë që ta pëlqejë më shumë veten e tij.
- Jepini fëmijëve mundësinë t’ju tregojnë 10 gjëra që pëlqejnë te vetja e tyre. Nxitini ata të kuptojnë gjërat që mund t’i bëjnë mirë, gjërat për të cilat ndjehen mirë. Do të surprizoheni se sa fëmijë me vëtëvlerësim të ulët kanë vështirësi me këtë detyrë. (Ky mund të jetë një aktivitet shumë i mirë për fillim viti).
- Shmangni kritikat. Ata me vetëvlerësim të ulët vuajnë më shumë kur kritikohen. Bëhuni të ndjeshëm për këtë.
- Pritshmëritë duhet të jenë realiste. Kjo shkon së bashku me rritjen e suksesit te fëmijët. Udhëzimet e diferencuara janë çelësi dhe duhet shumë kohë që mësuesit të njohin të gjithë nxënësit dhe të sigurohen llojet e detyrave dhe pritshmërive që përshtaten me nivelet e aftësive dhe forcave të nxënësve.
- Shikoni të mësuarin nga gabimet. Kthehuni te gabimet e fëmijëve dhe fokusohuni se çfarë mund të mësohet nga ato gabime. Kjo e ndihmon fëmijën të fokusohet te pozitivja, jo te negativja. Kujtojini nxënësve se të gjithë bëjnë gabime, por është mënyra se si përballemi me to që bën ndryshimin. Duhet t’i shohim ato si mundësi për të mësuar.
- Vëtëvlerësimi është një komponent i rëndësishëm në pothuajse çdo gjë që bën fëmija. Jo vetëm që do ta ndihmojë nxënësin me performancën akademike por do të jetë edhe mbështetje në aftësitë sociale dhe do e beje me të lehtë për fëmijën për të zënë dhe mbajtur shokët.
Vetëvlerësimi duhet gjatë gjithë jetës dhe mësuesit duhet ta kuptojnë rolin e rëndësishëm që luajnë në theksimin ose dëmtimin e vetëvlerësimit të nxënësve.

Popular posts from this blog

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F