Skip to main content

Disa marifete psikologjike që do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë...

Çdo qenie njerëzore është një univers unik, por psikologët të cilët kanë një sy të mprehtë për detajet zbulojnë vazhdimisht modele sjelljeje që besohet të jenë rrënjosur në fëmijërinë tonë dhe mund të aplikohen për të gjithë. Më poshtë do të gjeni disa nga këto marifete psikologjike , ndoshta ato do të ndikojnë pozitivisht aftësitë tuaja komunikuese dhe në një farë mënyre do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

  • Doni që të tjerët t’i marrin fjalët tuaja seriozisht? Sa herë t’i tregoni atyre diçka, thojini që babai juaj jua ka mësuar këtë.  Njërëzit tentojnë të besojnë këshillat e prindërve.


  • Nëse doni që njerëzit të bien dakord me ju, thjesht tundni kokën ndërkohë që flisni. Shenja e “tundjes së kokës” nënkupton “çdo gjë që po them është e vërtetë”. Për më tepër duke ndjekur modelet e sjelljes sociale njerëzit do të tentojnë gjithashtu të tundin kokën.


  • Keni dëshiruar ndonjëherë që rruga të mos jetë aq e populluar në mëngjes? Në vendë të populluar shikoni drejt para jush, në drejtimin që po shkoni. Do të impresionoheni kur të shikoni turmën që ju hap rrugë juve. Kjo hile është shumë e thjeshtë për t’u shpjeguar: në vende të populluara ne tentojmë t’i shikojmë të tjerët në sy që të kuptojmë në cilin drejtim po shkojnë. Kështu ne marrim drejtimin e kundërt që të mos përplasemi me njëri-tjetrin.


  • Nëse një kënge e caktuar ju ka ngecur në mendje dhe do të donit ta harronit, përpiquni të mendoni për fundin e këngës. Duke u bazuar ne efektin Zeikgarnik, truri jonë tenton të kujtojë gjëra që i kemi lënë të papërfunduara. Kështu nëse mendoni për fundin e këngës që po ju bezdis do arrini ta hiqni nga mendja.

  • Doni që fëmijët tuaj të hanë brokoli? Pyetini ata nëse duan dy apo pesë copa brokoli në vend që t’i pyesni ata nëse duan brokoli. Kështu ju e keni ndarë mendjen dhe zgjodhët brokoli për drekën e tyre, por ata ndjejnë sikur në të vërtetë ata kanë bërë  zgjedhjen e tyre.  Mund ta përdorni këtë marifet në situata të ndryshme.


  • Nese e di se do të shtrëngosh duart me dikë, sigurohuni që duart tuaja janë mjaftueshëm të nxehta. Duart e ngrohta krijojnë një atmosferë miqësore nërsa duart e ftohta nxisin një efekt të kundërt.


  • Çfarëdo që ka thënë miku juaj, parafrazojeni dhe thojeni përsëri. Personi që po flet me ju në mënyrë të pandërgjegjshme do krijojë ndjesinë që ju jeni një dëgjues i mirë. Thjesht mos e teproni me parafrazimin.


  • Nëse doni që dikush t’ju ndihmojë, fillojeni frazën tuaj me “Më duhet ndihma jote...” Njerëzit uurejnë të ndihen në faj dhe kjo është arsyeja që ata nuk do e refuzojnë që të ndihmojnë.


  • Nëse mendoni  se nuk i pelqeni dikujt, pyeteni  nëse  mund të merrni pak lapsin ose stilolapsin e tyre. Nga një anë, njerëzit tentojnë mos t’i ndihmojnë ata që nuk pëlqejnë, por nga ana tjetër ky është një nder shumë i vogël sa “urryesi “ yt nuk do të mund t’ju thotë “JO”. Si përfundim ai do arrijë në konkluzionin se nuk jeni dhe aq keq.



  • Për të zbuluar nëse i pëlqeni dikujt zgjidhni një fjalë dhe sa herë ai/ajo e përdor atë fjalë ose fraza fjalësh sinonime, tundni kokën dhe buzëqeshni.  Nëqoftëse atij/asaj i pëlqeni , shikojeni që do fillojë ta përdorë fjalën gjatë gjithë kohës.





Burimi :Brightside








Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F