Skip to main content

Efektet surprizuese të paracetamolit!

Paracetamoli mund të jetë një vrasës dhimbjeje më i fuqishëm se sa mendojmë ne. 
Kërkimet tregojnë se ky ilaç i famshëm jo thjesht lehtëson dhimbjen tonë, por gjithashtu na ndalojn të ndjerit e dhimbjes së tjetrit. Mendohet se duke ushtruar efektin në pjësën e trurit që është përgjegjëse për dhimbjen ne gjithashtu do e kemi më të vështirë për të kuptuar se çfarë po përjetojnë të tjerët. Me kërkime të mëparshme të dedikuara paracetamolit, i cili njihet si acetaminofen në SHBA, studiuesit thonë se kemi shumë për të mesuar për këtë ilaç.

Ata thonë: “Acetaminofeni mund të reduktojë empatinë ndërkohë që shërben si lehtësues dhimbjesh. Është shqetësuese. Empatia është e rëndësishme. Nëqoftëse keni nje debat me gruan tuaj dhe sapo keni pire nje paracetamol, në bazë të studimit ti mund të bëhesh më pak mirëkuptues se çfarë bëre që lëndove ndjenjat e gruas tënde”.

Në dy eksperimentet e para, 80 studentëve iu dha të pijnë një pije për ta pirë gjatë leximit të historive të shkurtara për dhimbjen. Këto mund të ishin për dhimbjen fizike, si të pritesh me një thikë, ose psikologjike që mund të shkaktohet nga humbja e të afërmve.Gjysma e pijeve ishin përzier me paracetamol dhe vullnetarët që kishin marrë lehtësuesin e dhimbjeve kishin më pak dhembshuri ndaj historive të të tjerëve.
Një eksperiment i dytë, që përfshinte 114 pjesëmarrës, zbuloi se ata që kishin marrë paracetamol ishin më pak të shqetësuar nga zhurma e lartë. Ata gjithashtu besonin se të zhurma ishte më pak irrituese edhe për të tjerët raporton revista e Konjicionit Social dhe Neuroshkencës Afektive. Këto gjetje sugjerojnë se dhimbja e të tjerëve nuk duket si diçka e rëndësishme për ju kur keni marrë paracetamol. Skuadra tani do fillojë të studiojë ibuprofenin, për të parë nëse shkakton  rezultate të ngjashme.


Gjithsesi, efektet surprizuese të paracetamolit nuk mbarojnë këtu. Studime të mëparshme kanë zbuluar se ai heq pak nga dhimbja e bërjes së zgjedhjeve të vështira. Mendohet se disa zona të trurit të përfshira në dhimbje fizike janë gjithashtu të përfshira edhe në diskomfortin mendor, dhe kështu reduktimi i njërës ka efekt pasues tek tjetra.


Burimi: Dailymail.co.uk

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F