Skip to main content

Çfarë tregon porosia e kafes për personalitetin tuaj?

Një sondazh i kryer tek 1000 persona që pinin kafen zbulon se cilët njerëz pëlqejnë të kënaqin të tjerët dhe cilët janë më të tërhequr, bazuar në llojin e kafes që porositnin. Mes gjetjeve nga një sondazh i fundit me 1000 përdorues të kafes, i ndërmarrë nga psikologu klinik Dr. Ramani Durvasula kemi: “Ata që pinë kafe të zezë janë njerëz të duruar dhe efikasë, por mund të jenë edhe të heshtur dhe më humor të rëndë, zbulon sondazhi. Ndërkohë ata që pijnë kafe me qumësht janë bujarë, por jo gjithmonë bëjnë më të mirën për shëndetin e tyre”


Sondazhi shikonte aspekte të ndryshme të personalitetit së bashku me llojin e kafes për të cilën njerëzit shprehnin preferenca.



Frozen/blended coffee
Ata që pinin kafe të ftohtë/të përzier ishin udhëheqës trendesh dhe njerëz që pëlqejnë të provojnë gjëra të reja.  Ndërkohë që tentojnë të jenë spontanë dhe kreativë, ata mund të tregohen të pamatur dhe të dështojnë në bërjen e zgjedhjeve të shëndetshme.

Latte Coffee


Ata që pijnë kafe me qumësht janë njerëz që pëlqejnë t’i kënaqin të tjerët, njerëz që kërkojnë komfort dhe që do të dilnin nga rruga e tyre për të ndihmuar të tjerët. Nga ana tjetër ata nuk nuk kujdesen gjithmonë për veten e tyre dhe mund të mbingarkohen.

Decaf Coffee
Ata që porositnin kafe pa kafeinë tentonin të ishin më obsesivë dhe perfeksionistë. Ata bënin zgjedhje të shëndetshme, por gjithashtu tentonin të ishin meraklinj të mbifokusuar mbi rregullin dhe kontrollin.

Black Coffee
Ata që pinin kafe të zezë pelqenin t’i mbanin gjërat të thjeshta. Por gjithashtu  tentonin të ishin rezistent ndaj ndryshimeve.

Instant Coffee

Ata që pinin kafe të gatshme (kafe të shpejtë) ishin njerëz më të tërhequr, por gjithashu ishin të dobët në bërjen e planifikimeve dhe të prirur për t’i zvarritur gjërat.



 Si me çdo studim shoqërizues, këto janë thjesht modele të të dhënave që dolën nga grupi i madh i njerëzve të anketuar. Pavarësisht këtyre shoqërizimeve ju mund të jeni një person që pi kafen e zezë i cili është shumë kreativ dhe i hapur ndaj ndryshimeve. Ose mund të pini kafe me qumësht dhe jeni person i fokusuar tek vetja dhe që kujdeseni shumë për shëndetin.


E thënë ndryshe, personaliteti ynë mund të duket edhe në porositë që bëjmë për pijet e ngrohta, ashtu siç duket në shumicën e zgjedhjeve që bëjmë në jetë.  Kështu që, herën tjetër kur të jeni në banak për të porositur, pse të mos provoni diçka të re?















Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F