Skip to main content

Alzheimer

Alzheimer është një gjendje në të cilën truri ngadalë tkurret dhe vdes. Qelizat nervore të trurit ndalojnë së funksionuari dhe sinjalet e trurit që janë thelbësore për jetën nuk funksionojnë siç duhet. (Kelly, 2008)

Sëmundja Alzheimer është një çrregullim progresiv neurodegjenerues me karakteristika klinike dhe patologjike. Alzheimer mund të jetë produkt i mutacioneve të kromozoneve 21, 14, 1. Variantet  klinike më të zakonshme janë: ndryshimet në moshë, norma e progresionit, natyra e defiçiteve neuropsikologjike dhe zhvillimi i simptomave neuropsikiatrike jokonjitive. Gjetjet me natyrë patologjike përfshijnë: humbjet neurale, lëmshet neurofibrilare, pllakat neurotike(pllakat e pleqërisë) dhe qelizat amiloide. Këto simptoma janë unike për çdo individ. (Gauthier, 2007) (Jucker, et.al, 2006)

Dy strukturat anormale të quajtura pllaka dhe lëmshe janë të dyshuarit kryesorë në dëmtimin e qelizave nervore. Pllakat janë depozita fragmentesh proteinike të quajtura beta-amiloid që ndërtohen në hapësirat ndërmjet qelizave nervore. Lëmshet janë fibra të përdredhura të një proteine tjetër të quajtur “tau” që ndërtohen brenda qelizave nervore.  

Shkencëtarët nuk e dinë me siguri rolin e pllakave dhe lëmsheve në sëmundjen e Alzheimerit, por shumica e ekspertëve besojnë se ato luajnë rol kritik në bllokimin e komunikimit ndërmjet qelizave nervore dhe ndërprerjen e proçeseve që qelizave u duhen për të mbijetuar. Është shkatërrimi dhe vdekja e qelizave nervore që shkakton humbjen e kujtesës, ndryshimin e personalitetit probleme në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe disa simptomave të tjera të Alzheimerit. 

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F