Skip to main content

Ҫregullimi i stresit post-traumatik

Kur jemi nё rrezik, ёshtё e natyrshme qё tё ndihemi tё frikёsuar. Kjo frikё shkakton ndryshime tё shpejta nё trup tё cilat e pёrgatisin atё pёr mbrojtje kundёr rrezikut ose shmangie ndaj saj. Kjo pёrgjigje “lufto ose shmangu” ёshtё njё reagim i shёndetshёm qё e mbron njё person nga dёmtimi. Por nё rastin e ҫrregullimit tё stresit post-traumatik(ҪSPT) ky reagim ёshtё i ndryshuar ose i dёmtuar. Njerёzit tё cilёt vuajnё nga ҫregullimi i stresit post-traumatik ndihen tё stresuar dhe tё frikёsuar edhe kur trauma ose rreziku ka kaluar.

Ҫregullimi i stresit post-traumatik zhvillohet pas njё ngjarjeje traumatike qё na kёrcёon sigurinё dhe na bёn tё ndihemi tё pashpresё. Ҫdo eksperiencё jetёsore e pakalueshme ose dёrrmuese mund tё shkaktojё ҪSPT, veҫanёrisht nёse ngjarjen e ndjejmё si tё paparashikueshme dhe tё pakontrollueshme. Ky ҫregullim mund tё ndikojё ata qё e pёrjetojnё katastrofёn, ata qё kanё qenё dёshmitarё dhe ata qё rikujtojnё copёzat e ngjarjes. Shumё njerёz tё cilёt kalojnё ngjarje traumatike mund tё kenё vёshtitrёsi pёr t’u pёrshtatur apo pёrballur pёr pak kohё, por ata nuk kanё ҫregullim tё stresit post-traumatik nёse me kalimin e kohёs dhe me pёrkujdesin e ndaj vetes ata bёhen mirё, por nёse simptomat pёrkeqёsohen dhe zgjasin me muaj ose vite dhe ndёrhyjnё nё mirё-funksionimin tonё atёherё mund tё themi se kemi ҪSPT.

Disa nga ngjarjet tё cilat mund tё na udhёheqin drejt stresit post-traumatik janё: Lufta, katastrofat natyrore, aksidentet, sulmet terroriste, vdekja e papritur e njё personi tё dashur, rrёmbimet, pёrdhunimet, abuzimi fizik ose seksual, neglizhimet gjatё fёmijёrisё etj.
Simptomat e ҫregullimit tё stresit post-traumatik mund tё shfaqen papritur, gradualisht ose tё shfaqen dhe tё largohen kohё pas kohe. Shpesh ato mund tё shfaqen nga diҫka qё na kujton ngjarjen traumatike si p.sh njё zhurmё, njё imazh, fjalё tё caktuara ose njё arommё. Ndёrkohё qё cdokush e pёrjeton ҪSPT nё mёnyra tё ndryshme, kemi tre tipe kryesore tё simptomave:

1.      Ripёrjetimi i ngjarjes traumatike
2.      Pёrpjekja pёr tё shmangur kujtuesit e ngjarjes.
3.     Rritja e ankthit dhe zgjimet emocionale.

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F