Skip to main content

Si e trashëgojnë fëmijët ankthin dhe depresionin nga prindërit e tyre?

Një studim i ri ofron njohuri se si prindërit trashëgojnë ankthin dhe depresionin tek fëmijët e tyre. Një rrjet tepër aktiv i zonave të trurit është qëndror se si fëmijët e trashëgojnë ankthin dhe depresionin nga prindërit e tyre. Ky rrjet konsiston në tre zona të trurit të cilat punojnë së bashku për të kontrolluar përgjigjen ndaj frikës. Studimi tregon se genet e trashëguara nga prindërit te fëmija influencojnë se si këto tre rajone funksionojnë së bashku.
Profesor Ned Kalin, një nga autorët e studimit thotë:
“Mbi-aktiviteti i këtyre tre zonave të trurit trashëgon ndryshime në tru që janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin në jetën e mëvonshme të ankthit dhe depresionit. Ky eshtë një hap i rëndësishëm për të kuptuar rrugët neurale të trashëgimit të ankthit dhe na jep ne objektiva më selektivë për trajtim”.

Konkluzionet erdhën nga një studim me majmunsët “rhesus”, truri i të cilëve është i ngjashëm me të njerëzve. Skanimet e trurit të majmunëve në situata frikësuese së bashku me informacionin gjenetik treguan se tre zona të trurit janë të përfshira. Studimi zbuloi se rreth 35% e diferencave në ankth shpjegohet nga historia familjare.Tre zonat përgjegjëse janë: tungu i trurit, amigdala dhe lobi frontal.

Profesor Kalin shpjegon se përgjigja ndaj frikës është thelbësore për mbijetesën tonë, por problematike kur është mbi-aktive.

“Në thelb, ne mendojmë se në një masë të caktuar, ankthi mundëson një avantazh evolucionar sepse ndihmon një individ të njohë dhe t'i shmanget rrezikut, por kur rrjetet janë tepër aktive  ky bëhet një problem dhe mund të rezultojë në çrregullime të ankthit dhe depresionit.





Ky studim është publikuar në revistën PNAS (Fox et al., 2015).

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F