Skip to main content

Këshilla për të përmirësuar kujtesën



  1. Kushojini vemendje. Shpesh kur harrojmë diçka, kjo nuk ndodh se kemi humbur kujtesën, por se nuk e kemi mësuar atë gjë në mënyrën e duhur. Nëse i kushtoni vëmendje të plotë asaj që përpiqeni të mësoni, keni më shumë gjasa që ta mbani mend më vonë.
  2. Krijoni lidhje. Lidheni atë që përpiqeni të mësoni me informacionet tuaja ekzistuese. Për shembull, kur mësoni përmendësh tabelën periodike të elementëve kimikë, është më e lehtë të mbani mend se Ag = Argjend, i takon metalit me të njejtin emër latinisht argenium. Gjithashtu mund të ishte me vlerë të dinit se Argjentina e ka marrë emrin e saj nga eksploruesit e hershëm europianë që mendonin se ky rajon ishte i pasur në argjend (në fakt popullsitë vendase e kishin importuar argjendin nga vende të tjera).
  3. Një figurë vlen sa njëmijë fjalë. Informacioni i shprehur me emra dhe me shifra mbahet mend më lehtë nëse e lidhni me një imazh. Përpjekjet që bëni për të gjeneruar imazhin, forcojnë kujtesën. Për shembull në orën e historisë së artit, mund t’ju duhet të mbani mend se Maneti ishte i specializuar për të pikturuar figura, kurse bashkëkohësi i tij, Moneti ishte i famshëm për pikturat e mullarëve të barit dhe zambakëve të ujit. Mendoni njerëzit e rreshtuar në stilin akrobat për të krijuar shkronjën “A” për Manetin dhe zambakët e ujit të vendosur në një kurorë për të formuar gërmën “O” për Monetin.
  4. Të ushtruarit të bën ekspert. Ka arsye pse fëmijët e kopshtit ushtrohen për ABC-në dhe fëmijët e shkollës fillore për tabelën e shumëzimit. Kujtesa për faktet forcohet me anë të përsëritjes. I njejti parim vlen edhe për kujtesën e aftësive të tilla si drejtimi i bicikletës dhe xhonglimit, ato përmirësohen me anë të praktikës.
  5. Përdorni veshët. Në vend që ta lexoni informacionin në heshtje, lexojeni atë me zë të lartë. Kështu, do ta kodoni informacionin me veshë dhe me sy. Mund të përpiqeni edhe ta shkruani atë. Shkrimi aktivizon sisteme shqisore dhe ju detyron të mendoni për fjalët që do të kopjoni.
  6. Pakësoni mbingarkesën. Nëse nuk arrini të mbani mend gjithçka, përdorni mjetet ndihmëse, si shënimet, kalendarët, dhe axhendat elektronike për të mbajtur mend datat dhe detyrimet. Kjo do t’ju çlirojë dhe do të bëjë të mundur që ju të rrisni përqëndrimin në situata të tjera ku nuk lejohet përdorimi i mjeteve ndihmëse, për shembull në provim.
  7. Ecuria në kohë. Mbajtja mend e fakteve nuk varët vetëm nga sjellja ndërmend e kohës dhe e vendit të saktë ku e keni mësuar atë fakt. Megjithatë nëse nuk jeni në gjendje të sillnin ndërmend një fakt të caktuar, perpiquni të sillni ndërmend vendin ku e dëgjuat për herë të parë. Nëse jeni në gjendje ta përfytyoni mësuesen e historisë në shkollë të mesme duke ju dhënë mësime për Napoleonin, atëherë gjasat janë që t’ju vijnë në mendje ato që ajo ju ka thënë lidhur me shkaqet e luftrave të zhvilluara prej tij.
  8. Flini gjumë. Dy të tretat e Amerikanëve nuk flenë gjumë sa duhet dhe, për pasojë, janë më pak të aftë të përqëndrohen gjatë ditës, çka ua vështirëson kodimin e informacioneve të reja dhe nxjerrjen nga kujtesa të informacioneve të vjetra. Gjithashtu gjumi është i rëndësishëm sepse e ndihmon trurin të organizohet dhe të depozitojë kujtimet.
  9. Përpiquni të përdorni rimën. Ju duhet të mësoni një varg të gjatë informacioni rastësor? Krijoni një poezi(edhe më mirë,një këngë), që ka brenda informacionin.
  10. Relaksohuni. Nganjëherë, sforcoja për të sjellë diçka ndërmend jep më pak rezultat sesa heqja e mendjes nga ky fakt. Shpesh ndodh që informacioni vjen në mendje papritmas më vonë. Nëse gjatë provimit bllokoheni në një pyetje, lëreni atë pyetje dhe vazhdoni më poshtë. Kthejuni pyetjes më vonë dhe ndoshta këtë herë do ta keni më të lehtë të sillni ndërmend informacionin përkatës.



Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F