Skip to main content

Neglizhimi Emocional


Neglizhimi emocional në nje farë mënyre është e kundërta e keqtrajtimit dhe abuzimit. Ndërkohë që keqtrajtimi dhe abuzimi janë veprime të prindërve, Neglizhimi Emocional është dështimi i prindërve për të vepruar. Është dështim për të vënë re, për të qenë të kujdesshëm ose për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur ndjenjave të fëmijës. Neglizhimi emocional është hapësira e bardhë në fotografinë familjare, sfondi më tepër se plani i parë.

Shembuj të neglizhimit emocional (tek para-shkollorët)

  • Injorimi i nevojave të fëmijës për të ndërvepruar .
  • Dështim në shprehjen e ndjenjave pozitive tek fëmija, nuk shfaq emocione në ndërveprimin me fëmijën.
  • Mohim i mundësive të fëmijës për ndërveprim me të rriturit


Simptomat tek foshnjat dhe parashkollorët:

  • Tepër të afeksionuar kundrejt të huajve ose njerëzve që nuk kanë shumë që i kanë njohur.
  • Mungesë besimi ose bëhen tepër të kujdesshëm ose agresivë.
  • Nuk shfaqin marrëdhënie të ngushta me prindërit kur merren nga infermieret ose mesueset.
  • Agresiv ose i keq me fëmijët e tjerë dhe kafshët.

Simptomat tek Fëmijët më të Rritur:
  • Përdorin gjuhë, sillen në një mënyrë ose dinë gjëra që nuk priten nga mosha e tyre.
  • Luftojnë për të kontrolluar emocionet e forta ose kanë shpërthime emocionale ekstreme.
  • Duken të izoluar nga prindërit.
  • Mungesë e aftësive sociale (kanë pak ose aspak miq).

GJËRAT QË MUND TË VINI RE...
Nëse jeni i shqetësuar që një fëmijë mund të jetë i abuzuar emocionalisht shikoni për ndonjë sjellje të pazakontë:
  • i tërhequr
  • papritur sillet ndryshe
  • probleme me gjumin
  • crregullime të të ngrënit
  • urinim në shtrat
  • ndot rrobat
  • ndërmerr rreziqe
  • mungon më shkollë
  • ndryshon zakonet e të ngrënit
  • sjellje obsesive
  • makthe
  • abuzim me drogën/alkoolin
  • vetë-dëmtim
  • mendime suicidale

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F