Skip to main content

Si të menaxhojmë inatin tek fëmijët

Shumë prindër dëshirojnë të dinë se si të menaxhojnë inatin e fëmijëve të tyre. Shpesh fëmijët e tyre kanë shpërthime inati dhe mund të jenë të papërmbajtur dhe duket sikur prindërit janë të humbur në dhënien e ndihmës te fëmija për të kontrolluar ato ndjenja. Jo vetëm që mërzitesh t’i shikosh, por gjithashtu ndikojnë  të tërë familjen. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në menaxhimin e këtyre gjendjeve emocionale.
  •    Zhvillimi i një fjalori ndjenjash.

Shumë fëmijë e shfaqin agresionin me goditje, ulërima, përplasje, kafshime, thjesht sepse nuk dinë si t’i shprehin frustrimet në mënyrë tjetër. Atyre u duhet një fjalor emocional për të shprehur si ndihen dhe në mind ta ndihmojmë fëmijën të zhvillojnë një fjalor të tillë. Këto janë disa fjalë me të cilat mund të fillohet janë: i/e nevrikosur, i/e mërzitur, i/e zemëruar, i irrituar, nervoz/e, ankthioz/e etj. Në momentin që i mësoni fëmjes fjalë për emocionet, inkurajojeni atë të flasë për  inatin e tij.
  •          Përdorimi i të folurit të vetes.
T’i mësojmë mesazhe të thjeshta dhe pozitive që mund ti thotë vetes në situata stresante. Për shembull: “ Ndalo dhe qetësohu”, “Ruaj kontrollin”, “Mund ta përballoj këtë”.

  •                     Të shkojë në një vend qetësues.
Kërkojini fëmijës që t;ju ndihmojë të caktoni një vend ku ai mund të shkojë dhe të fitojë kontrollin. Ofrojini disa qetësues, gjëra si: libra, muzikë, lapsa dhe letra dhe pastaj inkurajojeni fëmijën ta përdorë atë vend që të qetësohet.
  •         Ndajeni inatin në copëza të vogla.

Thojini fëmijëve të vizatojnë ose shkruajnë në një fletë se çfarë i shqetëson. Pastaj griseni letrën në copëza të vogla dhe “hidheni inatin tutje”. Ai gjithashtu mund ta përdore konceptin duke imagjinuar inatin që largohet nga ai në pjesë të vogla. Sigurohuni të përdorni një letër që kërcet.
  •        Mësojini “Ndalo dhe merr frymë”.

Tregojini fëmijës të marrë fryme ngadalë duke numëruar deri në pesë, të bëjë një pushim dhe pastaj ta nxjerrë frymën në të njëjtën mënyrë, duke numëruar përsëri në të njejtën mënyrë.
  •          Teknika 1+3+10.

Shpjegojini formulën “ Në momentin që trupi juaj po ju dergon një shenjë që po humbni kontrollin, bëj tre gjëra. Së pari ndalo dhe thuaj “qetësohu”, kjo është 1. Tani bëj tre frymëmarrje të thella ngadalë, ky është 3-shi. Së fundmi numëroni ngadalë deri në 10 në kokën tuaj, kjo është 10-a. Kombinimi i këtyre tre numrave ndihmon të qetësohesh dhe fitosh kontrollin.
  • Imagjinimi i një vendi të qetë.

Për shembull: plazhi, krevati i tij, oborri i gjyshërve, një shtëpi në pemë etj. Në momëntin që shikoni se fëmija po shfaq shenja inati, thojini të mbyllë sytë dhe të imagjinojë atë vend, duke marrë frymë ngadalë. Të keni një fotografi të “vendit qetësues” ose ta vizatoni atë dhe ta vendosni te krevati i fëmijës mund të bëhet një kujtesë vizuale e mirë.
  •        Identifiko mendimet nxitëse.

Është ë rëndësishme t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë së çfarë po ndodhte dhe çfarë po mendonte që nxitën inatin e tij.
  •          Mësojini ti kushtojë rëndësi shenjave paralajmëruese.

Duhet t’i shpjegojmë fëmijës që ka disa shenja që na paralajmërojnë kur po inatosemi. Duhet t’i kushtojnë rëndësi atyre sepse mund ti ndihmojnë të qëndrojnë larg telasheve. Pastaj duhet ti ndihmojmë fëmijët të njohin shenjat specifike që mund të kenë që i tregojnë se po fillon të inatoset. Për shembull: “flas me zë të lartë” “më rreh zemra fort” “më thahet goja” “e bej dorën grusht” “marr frymë shpejt”. Sa më shumë ti njohin shennjat fillestare kur inati i tyre po nxitet aq më të lehtë do e kenë të fitojnë kontrollin. Sepse inati zhvillohet shumë shpejt dhe nëse e lëmë fëmijën deri sa inati ta ketë “pushtuar” do e kemi të vështirë ta bëjmë të fitojë kontrollin.
  •          Modelo qetësinë

Duhet thënë që mënyra më e mirë për ti mësuar fëmijët të përballen me ankthin në mënyrë konstruktive është duke e treguar përmes shembullit tënd.  Ne nuk mësojmë se si ta menaxhojmë inatin duke lexuar për këtë, por duke parë dikë tjetër se si ja del. Kështu që përdorini eksperiencat tuaja frustruese si mësime për ti ndihmuar  fëmijët si të qetësohen.

Për shembull: supozojmë se merrni një telefonatë nga servisi i makinës dhe ju thonë se vlera që duhet të paguani për makinën është dyfishuar, ju jeni shume e inatosur dhe po qëndroni përballë fëmijës tuaj që po ju vështron me kujdes. Ruani  qetësinë dhe përdoreni si një mësim për fëmijën tuaj. “jam shumë e inatosur tani”, thojini fëmijës me qetësi. “servisi e dyfishoi çmimin për rregullimin e makinës time”. Pataj ofrojini një mënyrë qetësimi: “po dal për vrap që të qetësohem”. Shembulli juaj është ai që do kopjojë fëmija.

Popular posts from this blog

Nxitja e vetëvlerësimit te nxënësit.

  Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit ? Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni perpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

Makinat Llogaritese Tek Nxënësit.

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NTCM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Porter citoi një studim të Reys dhe Reys të 1987 që nxorri si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të një

Disonanca Konjitive

Njerëzit tentojnë të kërkojnë konsistencë në besimet dhe perceptimet e tyre. Por çfarë ndodh kur një nga besimet tona bie në konflikt me një besim tjetër që ekziston në mendjen tonë? Leon Festinger në librin e tij “teoria e disonancës konjitive” (1957) e përshkruajti termin “disonancë konjtive” si një gjendje parehatie që ne përjetojmë nga të paturit e dy besimeve konfliktuese. Festinger   thekson se disonanca konjitive krijon shqetësime për gjendjen dhe aktivitetin mendor të individit, pasi atij i duhet të bëjë gjëra që nuk përputhen me njohuritë apo me mendimet e tjera të tij. Një supozim kyç i teorisë është se njerëzit duan të përmbushin pritshmëritë e tyre në njohjen e realitetit, për të krijuar një ndjesi të ekuilibrit psikologjik. Kur ndodh kjo mospërputhje besimesh dhe perceptimesh duhet ndryshuar diçka në sjellje ose mendim në mënyrë që disonanca të reduktohet ose eleminohet. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së vazhdueshme të njerëzve për të patur konsistencë të brendshme. F